Thursday, August 7, 2008

Kushtim

Këto shkrime këtu janë të një të djaloshi, krejt të ri, jeta e të cilit shpaloset s’ka rëndësi se ku; pa nënë, pa atdhe, që nuk e shqetëson gjithçka që njeh, që i fshihet çfarëdolloj force morale, siç qenë tashmë shumë të rinj për të qarë hallin. Por, ai, aq i pikëlluar, aq i turbulluar, s’bëri veç shkoi drejt vdekjes ashtu si drejt një turpi të llahtarshëm e fatal. Duke mos pas dashuruar femra, ndonëse plot gjak! - ai i pat shpirtin e zemrën e tij, gjithë fuqinë e tij, të ngritura në gabime të habitshme e plot hidhërime. Nga ëndrrat që pasojnë, - dashuritë e tij ! - që vinin në shtretërit e tij ose në rrugët e tij, dhe nga vazhdimi i tyre dhe nga fundi i tyre, arsyet e brishta fetare hapërdahen - ndoshta do kujtohet gjumi i vazhdueshëm i Myslimanëve legjendarë, - guximtarë megjithatë e të rreth-prerë! E habitshme por, kjo vuajtje e pabesueshme që zotëron një pushtet ankthi, duhet të dëshirojë sinqerisht që ky shpirt, i humbur mes nesh, e që dëshiron vdekjen, sipas gjasës, të takojë në atë çast ngushëllime serioze e të jetë i denjë !